Shkup, për shkak ngjarjes sportive, nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se të dielën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak organizimit të një ngjarje sportive tradicionale, transmeton Portalb.mk. “Më 18.05.2025 (e diel), nën organizimin e Shoqatës për Sport dhe Rekreacion I pari në majë – Shkup, do të mbahet edicioni i trembëdhjetë i ngjarjes tradicionale […]

maj 17, 2025 - 18:00
 0  4
Shkup, për shkak ngjarjes sportive, nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se të dielën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak organizimit të një ngjarje sportive tradicionale, transmeton Portalb.mk.

“Më 18.05.2025 (e diel), nën organizimin e Shoqatës për Sport dhe Rekreacion I pari në majë – Shkup, do të mbahet edicioni i trembëdhjetë i ngjarjes tradicionale sportive dhe rekreative me titull I pari në majë“, sqaroi Policia.

Në njoftim theksohet se ngjarja me biçikleta do të fillojë prej orës 09:45, duke lëvizur nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, rruga “Shën Kirili dhe Metodi”, për të vazhduar deri në majën e Vodnos. Në majën e Vodnos do të arrijnë edhe alpinistët që do të fillojnë të lëvizin nga ora 10:00, prej shkollës fillore “Koço Racin”.