Dëshmia e një polici për vrasjet Vanja-Pançe: Velibor Manev na tregoi vendin se ku ishte varrosur Zhezhovski

Në gjyqin e sotëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ka dëshmuar polici i policisë intervenuese, të cilin e drejtoi Velibor Manevi nga stacioni policor i Kisella Vodës në vendin ku është varrosur trupi, transmeton Portalb.mk. Velibor Manev i ka dërguar policët në vendin ku është varrosur Pançe Zhezhovski, me origjinë nga Velesi. “Kur arritëm, […]

Nëntor 25, 2024 - 13:00
 0  6
Dëshmia e një polici për vrasjet Vanja-Pançe: Velibor Manev na tregoi vendin se ku ishte varrosur Zhezhovski
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Në gjyqin e sotëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes ka dëshmuar polici i policisë intervenuese, të cilin e drejtoi Velibor Manevi nga stacioni policor i Kisella Vodës në vendin ku është varrosur trupi, transmeton Portalb.mk.

Velibor Manev i ka dërguar policët në vendin ku është varrosur Pançe Zhezhovski, me origjinë nga Velesi.

“Kur arritëm, tha se këtu ishte varrosur një burrë, në një vend të mbuluar me degë. Rruga ishte me baltë, e pakalueshme, kishte shumë gropa, ne lëviznim në këmbë”, tha dëshmitari.

Pastaj Manevin e kanë marrë policët e SPB Veles dhe pas 15 e 20 minutash e kanë kthyer Manevin në Kisella Vodë.

Kujtojmë se seancën e kaluar gjyqësore, dëshmuan tre persona, Erolld Osmani, Llambe Buçkov dhe Stefan Dimovski, të cilët treguan se çfarë ka ndodhur para dhe pas rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit.

Në seancën e parë të mbajtur për rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës dhe Pançes, të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i viktimës Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet ndaras procedurë.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.