Shkupi sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë sipas “IQAir”

Sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave aktuale në platformën “IQ Air”. Me Indeksin e Cilësisë së Ajrit prej 172, ajri në kryeqytetin tonë vlerësohej si i pashëndetshëm. Numri i grimcave PM 2.5 ishte 85 mikrogramë për metër kub, transmeton Portalb.mk. Përveçse qyteti me ajrin më të ndotur […]

dhjetor 20, 2024 - 20:00
 0  4
Shkupi sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë sipas “IQAir”
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk

Sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave aktuale në platformën “IQ Air”. Me Indeksin e Cilësisë së Ajrit prej 172, ajri në kryeqytetin tonë vlerësohej si i pashëndetshëm. Numri i grimcave PM 2.5 ishte 85 mikrogramë për metër kub, transmeton Portalb.mk.

Përveçse qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, Shkupi ndodhej në vendin e pestë në botë për nga ndotja.

Foto printscreen IQAir
Foto printscreen IQAir

Në krye të listës si qyteti më i ndotur në botë është Delhi (Indi), i ndjekur nga Lahore (Pakistan), Bagdadi (Irak) dhe Akra (Gana).

Me pothuajse të njëjtën cilësi ajri, pas Shkupit janë Mumbai (Indi) dhe Wuhan (Kinë).

Të martën e kaluar në Shkup është mbajtur protestë kundër ndotjes së ajrit. Nga Iniciativa “Qyteti i gjelbër human”, të cilët kërkuan trajtim urgjent sistematik të ajrit të ndotur, nëpërmjet zbatimit të masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.