Këshilli për Etikë në Media dënon mënyrën e raportimit të mediave për procesin gjyqësor mbi vrasjen e Vanjës
Komisioni për ankesa pranë Këshillit të Etikës në Media shpreh shqetësim dhe dënim të madh për mënyrën në të cilën disa media raportojnë për procedurën gjyqësore lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Media duhet të jetë e vetëdijshme se çdo paraqitje e ekzagjeruar e detajeve për aktin e dhunës apo krimit, paraqet […]
Komisioni për ankesa pranë Këshillit të Etikës në Media shpreh shqetësim dhe dënim të madh për mënyrën në të cilën disa media raportojnë për procedurën gjyqësore lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Media duhet të jetë e vetëdijshme se çdo paraqitje e ekzagjeruar e detajeve për aktin e dhunës apo krimit, paraqet cenim të dinjitetit të viktimave dhe lëndon ndjenjat e të dashurve të tyre, thonë nga Këshilli, transmeton Portalb.mk.
“Duke u thelluar në përshkrime të hollësishme të aktit të tmerrshëm, media njëkohësisht sjell ankth në sferën publike dhe kontribuon në rritjen e ndjenjave të pasigurisë dhe dhunës. Komisioni thekson se kur raportohet për akte dhune, brutaliteti apo vuajtjeje, prioritet i medias duhet të jetë mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe personave që preken në çfarëdo mënyre nga ngjarjet. Në të njëjtën kohë, mediat duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme, sepse informacioni i tyre arrin një audiencë më të gjerë, ku përfshihen të miturit dhe personat vulnerabël, mbi të cilët informacioni për raste të tilla mund të lërë pasoja të rënda negative”, thuhet në reagimin e Këshillit për etikë në media.
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pak ditë më vonë, më 3 dhjetor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.
Seanca e radhës në gjykim është caktuar për të premten, më 20 dhjetor, kur siç njoftoi sot gjyqtari Stefanovski do të prezantohen provat materiale.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.