Pezullim nga puna për policin i cili mundësoi arratisjen e Artan Grubit

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër B.J. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353-c i Kodit Penal. Më datë 15.12.2024 në ora 09:06, […]

dhjetor 20, 2024 - 20:00
 0  5
Pezullim nga puna për policin i cili mundësoi arratisjen e Artan Grubit
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër B.J. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353-c i Kodit Penal. Më datë 15.12.2024 në ora 09:06, gjatë kryerjes së detyrës së punës si punonjës policie në stacionin policor të pikës kufitare Bllacë e Poshtme, në kabinën e daljes nga shteti, duke anashkaluar mbikëqyrjen e detyrueshme, i kallëzuari ka lejuar daljen e një automjeti i pasagjerëve xhip “Mercedes” me targa konsullore, i drejtuar nga Arsim Papraniku nga Shkupi, ndërsa pasagjer ishte Artan Grubi, për të cilin ka pasur masë aktive “ndalo dhe lajmëro menjëherë”, thuhet në njoftimin e MPB, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë veprim, polici B.J. i mundësoi A.G. të arrijë dalje nga vendi me gjithë masën e vendosur “ndalo dhe lajmëro menjëherë”, si dhe me këtë veprim ka dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Brendshme. Përkatësisht, polici B.J. nuk ka kryer kontrolle adekuate në mjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror, nuk e ka regjistruar për dalje dhe ka mashtruar se gjoja pasagjerët e mjetit kanë kaluar kufirin në këmbë. Gjithashtu, gjatë kontrollit kufitar, ai nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse ka masë aktive për personat, por menjëherë u ka dhënë dokumentet e udhëtimit dhe më pas janë larguar nga vendkalimi kufitar”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ka shqiptuar masa të detyrueshme që zyrtari policor të suspendohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.