Shoferi që goditi për vdekje 22 vjeçaren në Shkup ishte në paraburgim deri para gjysmë viti
Pas reagimeve të opinionit, Prokuroria Publike u deklarua për rastin e 20-vjeçarit që vrau 22-vjeçaren në një aksident trafiku në Aradhat Partizane në Shkup, në një vendkalim për këmbësorë. Ata thonë se ndaj të njëjtit është bërë kallëzim penal, ndërsa paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së […]
Pas reagimeve të opinionit, Prokuroria Publike u deklarua për rastin e 20-vjeçarit që vrau 22-vjeçaren në një aksident trafiku në Aradhat Partizane në Shkup, në një vendkalim për këmbësorë. Ata thonë se ndaj të njëjtit është bërë kallëzim penal, ndërsa paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar, transmeton Portalb.mk.
“Më 30 mars 2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal ndaj personit nga neni 215 i Kodit Penal. Në të njëjtën ditë, prokurori publik ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër të dyshuarit dhe propozimin për caktimin e paraburgimit, për të cilin prokuroria ka njoftuar menjëherë opinionin. I dyshuari është vënë në dispozicion të organeve të rendit nga data 02.04.2024 dhe menjëherë ka filluar t’i vuajë masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Hetimi ka përfunduar për më pak se 2 muaj dhe më 21 maj 2024 prokurori publik ka ngritur aktakuzë, duke kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit. Edhe ai propozim është pranuar dhe personit i është vazhduar paraburgimi deri më 31.07.2024 kur Gjykata Themelore Penale Shkup ka nxjerrë aktgjykim – aktvendim me të cilin është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar masë edukative – referim në qendrën edukative-korrektuese në pajtim me Ligjin për drejtësi të fëmijëve, duke anuluar kështu masën e paraburgimit. Më 30 shtator 2024, prokurori publik, i pakënaqur me aktgjykimin, ka paraqitur ankesë dhe lënda është ende në procedurë ankimore. Ankesa ka të bëjë me masën edukative, sepse në lidhje me masën e paraburgimit nuk lejohet ankim duke qenë se nuk ka qenë dënim por masë edukative.
“Ndaj të njëjtit person është paraqitur vetëm një kallëzim në prokurori më 1 shkurt 2023 për vepër penale nga neni 297 për një aksident trafiku të ndodhur më 4 nëntor 2022 ku një person ka pësuar lëndime të lehta. Prokurori publik ka zhvilluar procedurën dhe me pëlqimin e shprehur të të dëmtuarit ka nxjerrë aktvendim për mosfillimin e ndjekjes penale në pajtim me nenin 43 të Kodit Penal dhe i dyshuari është pajtuar që të veprojë sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe të paguajë shumën monetare prej 18.000 denarë në dobi të Buxhetit të RMV-së. Përveç kësaj MPB-ja ka ngritur procedurë kundërvajtëse edhe për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Asnjë kallëzim tjetër penal kundër personit nuk është dorëzuar në prokurorinë publike”, thonë nga PTHP.
I dyshuari 20-vjeçar, më 29 janar, në cilësinë e pjesëmarrësit në komunikacion në rrugë publike, ka qenë duke drejtuar automjetin e pasagjerëve tip “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij në korsinë e djathtë të Blv. “Aradhat Partizane”. Mirëpo, ai nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar rendin publik. Ai drejtonte veturën pa patentë shofer dhe nën efektin e alkoolit me 0.82 për mililitër prani alkooli në urinë, duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve. Kur ka dalë përpara një vendkalimi të shënuar për këmbësorë në kryqëzimin me rrugën “29-të Nëntori”, nuk ka përshtatur shpejtësinë e mjetit me vetitë dhe gjendjen e rrugës dhe trafikut dhe kushteve të tjera të qarkullimit që të mund të ndalojë automjetin në kohë përpara çdo pengese.
Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahen thirrje për protestë në lidhje me aksidentin.
Qytetarët paralajmërojnë mbledhje protestuese për sot në orën 13.00 përballë furrës “Silbo” – vendi ku u përplas për vdekje 22-vjeçarja Frosina Kulakova.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.