Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

Një tabelë është shpërndarë nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ Alban Krasniqi si dhe nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami. Ajo u tha se erdhi nga Kompani “Cetis” që shtypi fletëvotimet. Në këtë table shihet se ka gabime në pothuajse krejt komunat e Kosovës, me fletëvotime. Behrami këtë e ka quajtur skandalin më të madh

Nëntor 13, 2025 - 00:00
 0
Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim
Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

Një tabelë është shpërndarë nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ Alban Krasniqi si dhe nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami. Ajo u tha se erdhi nga Kompani “Cetis” që shtypi fletëvotimet. Në këtë table shihet se ka gabime në pothuajse krejt komunat e Kosovës, me fletëvotime.

Behrami këtë e ka quajtur skandalin më të madh elktoral, pasi sipas tabelës ka gabime në gati krejt Kosovën. Nuk dihet se si kompania ka arritur t’i siguroj numrat e gabimeve, meqenëse në komunikatën e tyre të lëshuar pas skandalit në Mitrovicë, përmendej vetëm Mitrovica dhe Gjakova, si komuna me potencialisht ‘gabime teknike’.

Screenshot

E plotë:
Paramendo, një kompani private ka marrë rolin e KQZ-së. A ka qasje kjo kompani nëpër kanta të votimeve, a?
Skandal!
Nëse kjo, megjithatë, është e vërtetë – atëherë ky është skandali më i madh elektoral në historinë e Kosovës.
Urgjentisht nevojitet një hetim për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor të drejtë dhe demokratik.