Shpërthimi në Hagë, shërbimet emergjente presin, mbi 20 viktima
Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi dhe zjarri në një ndërtesë banimi në Hagë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, raportojnë mediat lokale. Banorët e rrugës Tarwekamp Street në Hagë u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm të shtunën në mëngjes. Disa raportuan se “shtëpitë e tyre u shkundën”, raporton portali
Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi dhe zjarri në një ndërtesë banimi në Hagë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, raportojnë mediat lokale.
Banorët e rrugës Tarwekamp Street në Hagë u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm të shtunën në mëngjes. Disa raportuan se “shtëpitë e tyre u shkundën”, raporton portali nu.nl.
Incidenti ndodhi rreth orës 6:15 (sipas kohës sonë). Sipas portalit Regio15.nl, ndërtesa trekatëshe u shemb pjesërisht. Disa banesa tjera u dëmtuan.
“Në këtë moment, shërbimet emergjente janë të zëna duke shpëtuar dhe kërkuar për njerëz dhe duke luftuar zjarret”, thanë mediat.
Deri më tani, katër persona janë dërguar në spital, por mund të ketë edhe shumë të tjerë të lënduar. Shërbimet emergjente kanë lëshuar të ashtuquajturin “kod 20”, që do të thotë se presin më shumë se 20 viktima, raporton portali Regio15.nl.
Nuk dihet ende se çka e shkaktoi shpërthimin, apo numri i saktë i personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.