Shporta sindikale u rrit me rreth 900 denarë, por për Durmishin masat japin rezultat dhe çmimet e ushqimeve po stabilizohen

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill. Ai thotë se falë masave të marra që nga fillimi i vitit – përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime dhe produkte […]

maj 8, 2025 - 19:00
 0  4
Shporta sindikale u rrit me rreth 900 denarë, por për Durmishin masat japin rezultat dhe çmimet e ushqimeve po stabilizohen
Supermarket. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill. Ai thotë se falë masave të marra që nga fillimi i vitit – përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime dhe produkte higjienike – sot kemi “rezultate konkrete”, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, të dhënat zyrtare tregojnë se:

  • -Inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%;
  • -Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, inflacioni është 2.6%;
  • -Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024.

“Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë menjëherë”, thotë Durmishi.

Nëse dikush abuzon me situatën ai shton se:

-Mund ta zgjerohet lista e produkteve me çmime të kufizuara;

-të  vendosin marzhe për të gjitha produktet;

-Ose të risin  kufizimet ekzistuese.

Nga ana tjetër Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë llogariti se një familjeje me 4 anëtarë i nevojiteshin 61.855 denarë në mars, që krahasuar me shkurtin, shporta u ul me 1.900 denarë, ndërsa në prill u rrit me rreth 900 denarë.