Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, partneret kryesore të Kosovës për import e eksport nga vendet e CEFTA-s

Sipas të dhënave të Doganës, Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mallra gjatë këtij viti. Por produktet kosovare janë gati përgjysmë më pak të pranishme në tregun e Shqipërisë. Nga muaji janar deri në tetor të këtij viti Kosova ka eksportuar në Shqipëri 105 milionë euro mallra, raporton Koha.net. Shqipëria është partnerja […]

Nëntor 29, 2024 - 01:00
 0  5
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, partneret kryesore të Kosovës për import e eksport nga vendet e CEFTA-s
Kolona të kamionëve gjatë procedurave në dogana. Foto nga Faton Curri / Portalb

Sipas të dhënave të Doganës, Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mallra gjatë këtij viti. Por produktet kosovare janë gati përgjysmë më pak të pranishme në tregun e Shqipërisë. Nga muaji janar deri në tetor të këtij viti Kosova ka eksportuar në Shqipëri 105 milionë euro mallra, raporton Koha.net.

Shqipëria është partnerja kryesore e Kosovës për importin dhe eksportin e mallrave nga vendet e CEFTA-s, duke i lënë prapa Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas të dhënave të Doganës, Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mallra gjatë këtij viti.

Por produktet kosovare janë gati përgjysmë më pak të pranishme në tregun e Shqipërisë.

Nga muaji janar deri në tetor të këtij viti Kosova ka eksportuar në Shqipëri 105 milionë euro mallra.

“Fundi i vitit 2023, viti 2024 ka qenë rekord në frekuencën e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve ka një prezencë të madhe të investitorëve kosovarë në Shqipëri sidomos në fushën e turizmit, energjisë, patundshmërive, që është e pritshme, për shkak se Shqipëria është vend turistik”, ka deklaruara Emanuel Bajra.

Por Bajra ka thënë se duhet të gjenden strategji midis dy shteteve ashtu që raporti tregtar të jetë më nxitës dhe më i barabartë.

Por nga qershori i vitit të shkuar e deri në tetorin e sivjetmë, Kosova ka zbatuar masë sigurie ndaj mallrave serbe, me përjashtim të lëndës së parë dhe gjysmëprodukteve të nevojshme për prodhim final.

Sipas të dhënave të Doganës, këtë vit Kosova ka importuar nga Serbia 77 milionë euro mallra, ndërsa ka eksportuar 36 milionë.

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon, si për eksport ashtu edhe për import të mallrave.

Nga ky shtet, Kosova ka importuar mall në vlerë prej 180 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar 75 milionë më pak.