Gjashtë të mitur në tragjedinë e Koçanit, Prokuroria publikoi moshën dhe numrin e viktimave

Derisa sot u jepej lamtumira e fundit viktimave të zjarrit në Koçan, prokuroria ndau listën e moshës së viktimave. Në mesin e 59 të vdekurve, 17 te gjinisë femërore dhe 42 meshkuj, vërehet se gjashtë janë të mitur, tre 16 dhe tre të tjerë 17 vjeçar, raporton Portalb.mk. Katër prej viktimave janë 18 vjeçar dhe […]

Mars 20, 2025 - 14:00
 0  5
Gjashtë të mitur në tragjedinë e Koçanit, Prokuroria publikoi moshën dhe numrin e viktimave
18.03.25 Protesta në Shkup për tragjedinë e zjarrit në Koçan. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Derisa sot u jepej lamtumira e fundit viktimave të zjarrit në Koçan, prokuroria ndau listën e moshës së viktimave. Në mesin e 59 të vdekurve, 17 te gjinisë femërore dhe 42 meshkuj, vërehet se gjashtë janë të mitur, tre 16 dhe tre të tjerë 17 vjeçar, raporton Portalb.mk.

Katër prej viktimave janë 18 vjeçar dhe një 19 vjeçar.

Personat tjerë që kanë ndërruar jetë janë mbi 20 vjeçar.

Numri më i madh i të vdekurve janë të moshës 24 dhe 26 vjeçare, edhe atë nga 7 të vdekur, pason mosha 21 vjeçare me gjashtë viktima.

Mosha e viktimave nga zjarri në Koçan. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Mosha e viktimave nga zjarri në Koçan. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe emrat e viktimave dhe kërkon të mos spekulohet me informacione të pavërteta:

1- Aleksova Stefania 2004
2- Xhamov Jordanço 1993
3- Trajçev Ivan 2000
4- Gjorgjiev Xhoko 2000
5- Kolarov Aleksandar 1981
6- Veliçkov Ivan 1998
7- Stojanov Andrej 2000
8- Antova Ivona 2003
9- Hristovski Pavel 2004
10- Dimitrijev Dime 1994
11- Nasevski Nikola 2007
12- Bogdanov Toshe 1994
13- Todorovski Toshe 1988
14- Koçeva Ana 22.1.2004
15- Zhivkov Adrian 2000
16- Petruçov Gordan 2001
17- Gjorgjiev Igorçe 1976
18- Stevanovski Filip 1988
19- Stojanov Tomçe 2003
20- Stoimenova Monika 1999
21- Stojanov Stojanço 1988
22- Projkovska Nikolovska Sara 1977
23- Shopova Marija 1997
24- Ivanovski Petar 2004
25- Gjorgjiev Aleksandar 1991
26- Markovski Matej 2007
27- Zakova Bojana 1997
28- Vasilkov Gjorgji 1999
29- Petrov Aleksandar 1999
30- Minova Dragana 2008
31- Aleksova Sara 2006
32- Gjorgjieski Andreja 1982
33- Ivanovski Filip 2008
34- Jordanova Sara 2007
35- Strezoska Marija 2001
36- Efremov Aleksandar 1992
37- Velkov Igor 1980
38- Taseva Stojkovska Lepa 1998
39- Atanasovski Martin 1996
40- Aleksov Aleksandar 1986
41- Minov Bozhidar 2001
42- Milkovska Keti 1999
43- Zlatkov Tomas 2003
44- Sokolova Stefania 2005
45- Velkov Leonid 2007
46- Naunova Nadica 2007
47- Jordanov Viktor 2000
48- Panov Andrej 2000
49- Ivanov Dimitar 2008
50- Stoimenov Spiro 1998
51- Vladimirov Jove 1993
52- Andonov Ice 2003
53- Tasevski Stefan 1988
54- Veliçkov Gjorgji 1994
55- Stojanov Aleksandar 1986
56- Hristova Sanja 1999
57- Taneski Damjan 2006
58- Spasova Monika 1998
59- Lazarov Andrej 1999

“Shprehim ngushëllimet më të thella për familjet dhe lutemi për paqen e shpirtrave të tyre. Lavdi atyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se Ile Gocevski, shofer i ambulancës nga Koçani, pas tragjedisë në diskotekën “Puls” ka vdekur poashtu dhe dyshohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë sulmi në zemër i shkaktuar nga stresi ekstrem emocional. Ai ka punuar tërë natën pa pushim duke i transportuar të lënduarit dhe viktimat që kryesisht ishin persona të mitur dhe adoleshentë. Pas 40 orësh pune gjatë së cilës kishte parë skena që do të hynë në histori si tragjedia më e madhe në vendin tonë, ai është kthyer në shtëpi për të pushuar – por zemra e tij nuk ka duruar.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.