Në Maqedoninë e Veriut u rritën çmimet e prodhimeve industriale

Në muajin e kaluar është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në tregun vendor të Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.4 % dhe për 6.4 % […]

Nëntor 29, 2024 - 01:00
 0  3
Në Maqedoninë e Veriut u rritën çmimet e prodhimeve industriale
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në muajin e kaluar është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në tregun vendor të Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.4 % dhe për 6.4 % në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Te energjia është regjistruar rritja më e madhe për 14.6 përqind, ndërsa te produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë kemi rritje për 9.4 përqind. Rritje gjithashtu është regjistruar edhe te produktet për konsum të gjerë (9.2 %0 dhe produktet e qëndrueshme (3.7 %).

Në këtë periudhë ulje është regjistruar te prodhimet intermediare për 23.9 % dhe te produktet kapitale për 4.9 përqind.