Shtyhet deri në këtë datë afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 6 shkurt 2025. Ky vendim është marr me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve. KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/ Sipas KQZ-së, votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori: 1.Personat me sëmundje apo aftësi të

shkurt 5, 2025 - 20:00
 0  4
Shtyhet deri në këtë datë afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
shtyhet-deri-ne-kete-date-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-me-nevoja-te-vecanta

shtyhet-deri-ne-kete-date-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-me-nevoja-te-vecanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 6 shkurt 2025.

Ky vendim është marr me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve.

KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Sipas KQZ-së, votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

1.Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

2.Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore;

3.Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.