Babai rrah vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj – Policia jep detaje
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i cili kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicë të Veriut. Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i cili kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë.
Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor.
Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.