Super përforcim, Inter transferon mbrojtësin 40 milionësh

Inter ka gati super goditjen për repartin e mbrojtjes. Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës. Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes. Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Jean Claire Todibo nga […]

Mars 6, 2025 - 15:00
 0  4
Super përforcim, Inter transferon mbrojtësin 40 milionësh

Inter ka gati super goditjen për repartin e mbrojtjes.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Jean Claire Todibo nga West Ham.

Todibo u transferua te West Ham verën që lam pas, por nuk ka arritur të ambientohet në Premier League dhe zikaltrit synojnë huazimin e francezit me opsion blerjeje.