Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u paraqitën me kohë në sallën e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për shtyrjen e seancës, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e deputetëve.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.