Shyhrete Behluli tregon se pse e shtyu për 1 muaj koncertin e 50-vjetorit të karrierës

Bilbili i Kosovës, Shyhrete Behluli qysh në moshë të re është angazhuar që më të gjitha forcat t’i përkushtohet këngës. Ajo ka arritur që të mbërrinte majat e suksesit me talentin e saj të rrallë. Qe pesë dekada pjesë e skenës, krijuesja e shumë hiteve për këtë përvjetor jubilar organizoi një koncert madhështor, i cili […]

Nëntor 11, 2024 - 17:00
 0  5
Shyhrete Behluli tregon se pse e shtyu për 1 muaj koncertin e 50-vjetorit të karrierës

Bilbili i Kosovës, Shyhrete Behluli qysh në moshë të re është angazhuar që më të gjitha forcat t’i përkushtohet këngës.

Ajo ka arritur që të mbërrinte majat e suksesit me talentin e saj të rrallë.

Qe pesë dekada pjesë e skenës, krijuesja e shumë hiteve për këtë përvjetor jubilar organizoi një koncert madhështor, i cili mendohej të mbahej, më 17 tetor por që jo çdo gjë shkon ashtu siç planifikojmë.

Indeksonline ka kontaktuar me artisten, e cila edhe tregoi arsyen e dhimbshme pse është shtyrë koncerti.

“Po është e vërtetë që ka pas me e mbajt koncerti po kemi pas rast vdekjeje e kjo ka qenë arsyeja e anulimit”, tha ajo.

Por për muzikëdashësit e saj dha lajmin e shumëpritur. Këngëtarja tregoi që koncerti do të mbahet, më 20 nëntor.

“Tani e kam koncertin më 20 nentor”, përfundoi ajo.