Ali Ahmeti pret ambasadorin çek: Integrimi europian, prioritet i panegociueshëm
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva. Ahmeti theksoi se takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore The post Ali Ahmeti pret ambasadorin çek: Integrimi europian, prioritet i panegociueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva. Ahmeti theksoi se takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore dhe është fokusuar në zhvillimet aktuale politike dhe procesin e integrimit europian të vendit.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva”, deklaroi Ahmeti.
Ai potencoi se rruga europiane e Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet i pandryshueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët në vend.
“Rruga europiane për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët paraqet prioritet të panegociueshëm”, tha Ahmeti.
Në takim u vlerësua edhe roli i partisë në proceset politike të vendit.
“Bashkërisht vlerësuam rolin shtetformues të BDI-së në të gjitha proceset politike në vend”, u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se integrimi europian është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e gjeneratave të reja.
“Procesi i integrimit europian sjell stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione që funksionojnë për qytetarin”, theksoi lideri i BDI-së.
The post Ali Ahmeti pret ambasadorin çek: Integrimi europian, prioritet i panegociueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .