Si në pikë të verës, këto temperatura na presin këtë vikend

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s. Të […]

shtator 13, 2025 - 10:00
 0
Si në pikë të verës, këto temperatura na presin këtë vikend
I nxehtë i madh sot në vend, temperaturat deri në 39°C lokalisht

I nxehtë i madh sot në vend, temperaturat deri në 39°C lokalisht

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C.

Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.

Të dielën duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C.

Të dielën fryn erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e fryn me hove deri në 15m/s.