Si rrallë herë, Majk flet për raportin me të birin
Reperi i njohur Majk ka ndarë së fundmi një moment të veçantë personal gjatë një interviste në ATV, ku foli për ndikimin e madh që ka pasur djali i tij, Roani, në jetën e tij. Ai e përshkroi ardhjen në jetë të vogëlushit si një moment që ndryshoi çdo aspekt të jetës së tij, duke […]
Reperi i njohur Majk ka ndarë së fundmi një moment të veçantë personal gjatë një interviste në ATV, ku foli për ndikimin e madh që ka pasur djali i tij, Roani, në jetën e tij. Ai e përshkroi ardhjen në jetë të vogëlushit si një moment që ndryshoi çdo aspekt të jetës së tij, duke e bërë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm.
“Lindja e Roanit ka pasur një ndikim të thellë jo vetëm në muzikë, por edhe në mënyrën se si i qasem jetës në përgjithësi,” tha Majk. “Jo veç kur bëj një tekst apo paraqitje, por në çdo vendim të përditshëm.”
Reperi ndau gjithashtu emocionet që ndjen për raportin e ngushtë që ka me të birin. “Raporti ynë është shumë i mirë, shumë i ngushtë, si mes një babai dhe djali. Ai është gjithçka për mua,” tha ai.
Majk foli edhe për disa momente argëtuese me Roanin, duke përmendur se vogëlushi shpesh luan me rrobat dhe aksesorët e tij, duke e surprizuar me shfaqje gazmore. “Kur shoh si më vjen me rrobat e mia dhe syzet, është një moment që më bën ta dua edhe më shumë,” shtoi ai.
I pyetur nëse Roani ka treguar interes për muzikën, reperi u shpreh se është ende herët, por se ai do të mbështesë çdo zgjedhje dhe pasion të djalit të tij në të ardhmen.