Siljanovska – Davkova: Rruga për në Bruksel mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkovka, sot në Kuvend ka mbajtur fjalimin vjetor. Presidentja në fjalimin e saj është zotuar për përshpejtimin e integrimeve evropiane, si dhe ka potencuar barrierat e vendit në rrugën drejt BE-së. Davkova tha se anëtarësimi në BE është prioritet kryesor për vendin dhe se Brukseli është qëllimi strategjik, por […]

dhjetor 25, 2024 - 20:00
 0  4
Siljanovska – Davkova: Rruga për në Bruksel mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë
Gordana SIljanovska Davkova. Foto nga kabineti i presidentes

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkovka, sot në Kuvend ka mbajtur fjalimin vjetor. Presidentja në fjalimin e saj është zotuar për përshpejtimin e integrimeve evropiane, si dhe ka potencuar barrierat e vendit në rrugën drejt BE-së. Davkova tha se anëtarësimi në BE është prioritet kryesor për vendin dhe se Brukseli është qëllimi strategjik, por se duhet një vlerësim i merituar i asaj që është arritur, transmeton Portalb.mk.

Presidentja tha se anëtarësimi në BE është prioritet kryesor për vendin dhe se Brukseli është qëllimi strategjik, por se duhet një vlerësim i merituar i asaj që është arritur.

Ajo theksoi se bilateralizimi i integrimeve evropiane nuk është i rrezikshëm vetëm për rastin e Maqedonisë së Veriut, por edhe në përgjithësi për procesin e zgjerimit të Unionit.

“Ballkani është vendlindja e precedentëve. Ndërkaq, çdo precedent i dëmshëm bëhet rregull. Bilateralizimi nuk do të përfundojë me rastin e Maqedonisë, përkundrazi, kam frikë se do të frymëzojë raste të reja. Kështu, pastaj, do të bëhet rreziku më i madh për zgjerimin si investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik i BE-së në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Kutia ballkanike e Pandorës do të bëhet kutia evropiane e Pandorës. Bashkimi Evropian ka/kishte mundësinë, pikërisht me rastin e Maqedonisë, të parandalojë që ky precedent i dëmshëm të bëhet rregull. E përshëndes nismën gjermano-sllovene për të shmangur veton për çështjet dypalëshe, por edhe kritikat e të gjithë të tjerëve”, theksoi presidentja.

Sipas saj, rruga për në Bruksel mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë nëse, presidenti, parlamenti, qeveria, gjyqësori, pushteti, opozita, sektori joqeveritar dhe media funksionojnë si orkestër e sinkronizuar mirë, i trajnuar dhe me përvojë, repertori i së cilës përfshin rregullisht simfoninë e “sundimit të ligjit” me të cilën do të interpretojmë në koncertin final në Bruksel.

Davkova tha se pengesa e përkohshme në integrimet evropiane nuk duhet të bëhet justifikim për pasivitet.

“Qëllimi i reformave evropiane nuk është vetëm ndryshimi i ligjeve, por ndryshimi i realitetit, ndryshimi i jetës së përditshme të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne nuk po bëjmë reforma për burokratët e Brukselit, por për qytetarët e Maqedonisë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri maqedonase të drejtë dhe progresive”, tha presidentja në fjalimin e saj vjetor në Parlament.