Sindikatat këmbëngulin në rritje të pagës minimale por dhe të gjitha pagave të tjera
Punëtorët nuk kanë problem aq të madh me Qeverinë sa kanë me sindikatat e tjera, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, pas takimit në Qeveri, i cili zgjati një orë e gjysmë. Në takim u diskutua për pagën minimale, rritjen e të gjitha pagave të tjera. Kryetari i LSM-së theksoi se sindikatat […] The post Sindikatat këmbëngulin në rritje të pagës minimale por dhe të gjitha pagave të tjera appeared first on InfoShqip.com.

Punëtorët nuk kanë problem aq të madh me Qeverinë sa kanë me sindikatat e tjera, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, pas takimit në Qeveri, i cili zgjati një orë e gjysmë. Në takim u diskutua për pagën minimale, rritjen e të gjitha pagave të tjera. Kryetari i LSM-së theksoi se sindikatat e tjera të pranishme në takim kërkuan që dispozita e marrëveshjes së përgjithshme kolektive të shfuqizohet në procesin e rritjes së pagave të punonjësve të sektorit publik.
“Ajo që është e rëndësishme të dihet, në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të diskutojmë për rritjen e pagave dhe u theksua nga qeveria se në këtë moment qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, dhe natyrisht diskutuam edhe për rritjen e pagave të tjera në sektorin publik”, deklaroi Slobodan Trendafilov.
Bllagoja Rallpovski thotë se kërkesat e LSM-së për ngritjen e pagës minimale janë populizëm i pastër. Sipas tij, nëse paga minimale rritet në 500 euro, vetëm 50 – 60 mijë punëtorë do të marrin rritje.
“Diskutuam për pagën minimale dhe pyetja e ngritur nga sindikatat e tjera ishte nëse paga minimale, nëse rritet në 30 mijë denarë, do të mbulonte vetëm 70 deri në 80 mijë punëtorë në vendin me 700 mijë punëtorë. E pyetëm kreun e Qeverisë nëse ishte i gatshëm të respektonte ligjin, kemi një ligj për pagën minimale, kemi marrëveshje kolektive në nivel dege, nëse ishte i gatshëm t ‘i përballonte të gjitha, sepse ne, siç e dini në të kaluarën, dhe tani kërkojmë respektimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive”, u shpreh Bllagoja Ralpovski Konfederata e Sindikatave të Lira.
LSM do të mbajë një protestë të madhe pune më 1 maj. /Alsat.mk
The post Sindikatat këmbëngulin në rritje të pagës minimale por dhe të gjitha pagave të tjera appeared first on InfoShqip.com.