S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

Policia i ka konfirmuar raportimet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar. “Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i

qershor 27, 2025 - 22:00
 0  4
S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

Policia i ka konfirmuar raportimet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë”.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Po ashtu, ajo tha se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim në lidhje me rrethanat e këtij rasti.