Kreu i Zubin Potokut: Punimet për riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit do të përfundojnë brenda 2 muajve

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar për punimet në lidhje me riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit, të cilat ishin dëmtuar nga sulmi terrorist serb, mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Sipas tij, procesi i restaurimit është duke u zhvilluar pa pengesa dhe aktualisht është

dhjetor 18, 2024 - 19:00
 0  5
Kreu i Zubin Potokut: Punimet për riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit do të përfundojnë brenda 2 muajve
kreu-i-zubin-potokut:-punimet-per-riparimin-e-kanalit-te-iber-lepencit-do-te-perfundojne-brenda-2-muajve

kreu-i-zubin-potokut:-punimet-per-riparimin-e-kanalit-te-iber-lepencit-do-te-perfundojne-brenda-2-muajve

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar për punimet në lidhje me riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit, të cilat ishin dëmtuar nga sulmi terrorist serb, mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.

Sipas tij, procesi i restaurimit është duke u zhvilluar pa pengesa dhe aktualisht është normalizuar furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit.

“Punimet janë duke u zhvilluar. Furnizimi me ujë është kryer, qasja nuk ka ndonjë pengesë, është normalizuar gjithçka”, ka thënë ai për FrontOnline.

Zeqiri bëri të ditur për “Front Online” se furnizimi me ujë është kryer dhe ka funksionuar në mënyrë të plotë, duke përfshirë krijimin e një gjysmë unaze që lidh burimet e ujit dhe siguron furnizim të vazhdueshëm për banorët.

“Furnizimi ka bërë një gjysmë unaze që është lidhë dhe punimet vazhdojnë deri në përfundimin e dërrasës së re, aty ku ka ndodhur shpërthimi”, deklaroi Zeqiri.

Ai shtoi se puna për restaurimin e dërrasës së kanalit, aty ku ndodhi shpërthimi, është në fazat e fundit, të cilat mund të zgjasin deri në dy muaj.

“Duhet të rindërtojnë dërrasën, ekspertët thonë se punimet mund të shkojnë deri në 1 muaj apo 2 muaj”, shtoi Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut gjithashtu theksoi se nuk do të ketë probleme të tjera me furnizimin me ujë, pasi sistemi i furnizimit është stabilizuar dhe ka funksionuar siç duhet gjatë gjithë kohës së punimeve.

“Punimet nuk do të ndalën deri të përfundojnë. Problem me furnizim me ujë nuk do të ketë”, përfundoi Zeqiri për “Front Online”.

Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc dëmtoi kanalin prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit, pasi që u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës, dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona të vendit./FrontOnline/