ASH e Taravarit mbetet pjesë e Qeverisë – Zërat për largim rezultojnë thashetheme?
Pavarësisht spekulimeve të shumta për një largim të Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit) nga Qeveria, burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se ASH do të The post ASH e Taravarit mbetet pjesë e Qeverisë – Zërat për largim rezultojnë thashetheme? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pavarësisht spekulimeve të shumta për një largim të Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit) nga Qeveria, burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se ASH do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, përcjell Flaka Media
Zërat për tensione në kuadër të koalicionit “Vlen” dhe për një afrimitet të mundshëm të Taravarit me BDI-në, sipas të njëjtave burime, nuk do të ndikojnë në përbërjen aktuale të qeverisë.
Javët e fundit, kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar takime të veçanta – fillimisht me Arben Taravarin, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e tij, dhe më pas me drejtues të tjerë të koalicionit “Vlen”, me qëllim ruajtjen e stabilitetit politik.
ASH dhe Taravari, përkundër sfidave politike, konfirmojnë vazhdimësinë e pjesëmarrjes në ekzekutiv. Flaka Media
The post ASH e Taravarit mbetet pjesë e Qeverisë – Zërat për largim rezultojnë thashetheme? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .