VLEN: Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i BDI-së!

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më The post VLEN: Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i BDI-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 25, 2025 - 22:00
 0  4
VLEN: Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i BDI-së!

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj.

Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim.

Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar!

BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së.

Me 1% transparencë, bëhesh 100% mafioz!

BDI-ja flet për gjykatat? Po kush i bëri gjyqtarët shërbëtorë partiakë? Ministrat e tyre, së bashku me Sasho Mijalkovin, ishin komision për emërimin e gjyqtarëve. Kush i sajonte tenderët? Kush e bëri shtetin të robëruar nga politikanët me llogari bankare të majme në Dubai dhe Monako?

Me 1% turp, bëhesh 100% autoritar!

BDI-ja pretendon se mbron Marrëveshjen e Ohrit? A nuk ishin pikërisht ata që politizuan administratën, duke punësuar ushtarë partiakë, ndërsa njerëzit e kualifikuar mbetën pa punë dhe u detyruan të emigrojnë? Familjet e zyrtarëve fituan, ndërsa qytetarët e zakonshëm u larguan për të punuar në Evropë.

Me 1% të vërtetë, bëhesh 100% manipulues!

BDI-ja flet për “statusin zyrtar të gjuhës shqipe”? Po vetë e miratuan atë si një gjuhë që flitet nga një përqindje imagjinare njerëzish. BDI-ja e përdor gjuhën shqipe vetëm për propagandë, ndërsa mësuesit punojnë pa mjete, nxënësit nuk kanë libra, dhe të rinjtë po e braktisin masivisht shtetin.

Me 1% demokraci, bëhesh 100% diktator!

BDI-ja flet për “vlera”, ndërsa populli sheh si ata ndërtojnë kazino, shkatërrojnë bizneset e ndershme dhe e kthejnë shtetin në një oazë të krimit. Ndërsa ata udhëtojnë me makina luksoze, populli numëron qindarkat për të mbijetuar.

Me 1% vizion, bëhesh 100% i paaftë!

Çfarë zhvillimi ka sjellë BDI-ja në zonat ku qeveris? Komunat nën kontrollin e tyre janë të zhytura në borxhe, pa infrastrukturë, pa arsim cilësor dhe pa investime në të rinjtë. Zhvillimi i vetëm që kanë mundësuar është ai i bizneseve të tyre private.

Me 1% përgjegjësi, bëhesh 100% shkatërrues!

BDI-ja flet për Evropën, por për vite me radhë ka bllokuar integrimin evropian për shkak të kalkulimeve të tyre politike personale. Kur duhej të miratoheshin ligje të rëndësishme, ata ishin të zënë duke ndarë tenderë shtetërorë. Kur duhej të luftonin korrupsionin, ata krijuan skema të reja korruptive. BDI-ja është partia e parë shqiptare që flet kundër partnerëve perëndimorë.

Me 1% ndershmëri, bëhesh 100% tradhtar i popullit!

BDI-ja për 20 vite ka shitur historinë e mbrojtjes së shqiptarëve, por kush përfitoi vërtet? Qytetari i zakonshëm apo biznesmenët e tyre? Populli jeton në varfëri, ndërsa ata mbushin xhepat. Kjo nuk është mbrojtje e shqiptarëve – kjo është tradhti!

BDI-ja është një strukturë politike që njeh vetëm gënjeshtra, vjedhje dhe manipulime. Prandaj sot sulmojnë në panik, sepse e dinë se fundi i tyre është afër! Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së.

The post VLEN: Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i BDI-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .