Sondazhi veç Izet Mexhitit i pëlqeu – Asnjë reagim nga Bilall Kasami dhe Bekim Sali!
Izet Mexhiti ka komentuar sot rezultatet e një sondazhi që, sipas tij, pasqyron mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e VLEN-it. “Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me The post Sondazhi veç Izet Mexhitit i pëlqeu – Asnjë reagim nga Bilall Kasami dhe Bekim Sali! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Mars 29, 2026 - 15:30
Izet Mexhiti ka komentuar sot rezultatet e një sondazhi që, sipas tij, pasqyron mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e VLEN-it.
“Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it. Padyshim që lufta e pakompromis ndaj korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimi i tërësishëm i komunave tona përkthehet në përkrahjen e madhe për modelin qeverisës të VLEN-it”, ka thënë Mexhiti.
Ai shtoi se qytetarët e vlerësojnë ndryshimin e sjellë nga VLEN-i, duke përmendur rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetjen e mjekëve, gjinekologëve dhe stomatologëve, si dhe ndërtimin e universiteteve dhe rrugëve.
“Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe ‘fake-news’ kulturës që me strategji po përpiqet ta instalojë opozita shqiptare e që ka për qëllim të krijojë pasiguri, frikë, paqartësi dhe ndjenjë të përhershme kërcënimi. Propaganda e rreme opozitare nuk e mund dot shërbimin e ndërshëm të VLEN-it”, theksoi ai.
Megjithatë, disa pjesëmarrës kyç të skenës politike shqiptare nuk kanë reaguar për këtë sondazh. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte politikani më i besuar shqiptar sipas sondazhit, me 5.6% besueshmëri. Ndërsa Bilall Kasami, i cili ndodhej poshtë në listë, shënoi vetëm 2%, pa asnjë reagim publik nga ai. Po ashtu, Bekim Sali shënoi vetëm 0.4% besueshmëri dhe nuk ka komentuar rezultatet.
Mexhiti përfundoi mesazhin e tij me thirrjen për unitet politik:
“Qytetarët dhe votuesit shqiptarë duan bashkim, duan VLEN të konsoliduar dhe të organizuar në një subjekt të vetëm politik, të fuqizuar në një strukturë dhe një zë të artikuluar politik. Bashkimi VLEN! Ju faleminderit për përkrahjen.” Gazeta Flaka