Sot do të dëshmojë Lupço Palevski, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Sot në Gjykatën Themelore në mbrojtje të tij do të dëshmojë i akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, Ljupço Palevski. Ai është i fundit nga të pandehurit që iu përgjigjet pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës Jovica Strashevski, prokurores Zhaklina Josifovska Krstevska, shoqëruesve të tij nga partia Desna dhe në […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  5
Sot do të dëshmojë Lupço Palevski, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Sot në Gjykatën Themelore në mbrojtje të tij do të dëshmojë i akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, Ljupço Palevski. Ai është i fundit nga të pandehurit që iu përgjigjet pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës Jovica Strashevski, prokurores Zhaklina Josifovska Krstevska, shoqëruesve të tij nga partia Desna dhe në fund gjyqtarit Ivica Stefanovski. Nga sa kemi parë dhe dëgjuar deri më tani, ajo që ka qenë në favor të prokurorisë janë pamjet nga kamerat e qytetit të sigurt, ku shihet Palevski i ulur në sediljen e shoferit të një automjeti Renault Kangoo, pronë e partisë, ditën e vrasjes së vajzës, transmeton Portalb.mk.

Në një kamerë të incizuar nga Qyteti i Sigurt në kryqëzimin ndërmjet Blv. “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rr. “Ferid Bajram” në automjet shihen dy persona, në sediljet e shoferit dhe të pasagjerit. Shihet se mjeti drejtohet nga Ljupço Palevski, kurse në sediljen e pasagjerit ulet i pandehuri Velibor Manev, i cili është i veshur me xhup, sqaroi prokurorja Krstevska gjatë prezantimit të incizimeve si provë.

Një tjetër incizim është në mbështetje të aktakuzës, e ai është incizimi nga kamerat e vendosura në shtëpinë e Velibor Manevit, e siguruar si provë më vonë gjatë procedurës. Pamjet tregojnë se të pandehurit negociojnë një natë para rrëmbimit të Zhezovskit dhe në mëngjesin e ditës, duke testuar motorola-t me të cilat kanë komunikuar gjatë kryerjes së krimeve. Palevski nuk i pranoi regjistrimet, duke pretenduar se grumbullimi kishte ndodhur muaj më parë kur ata u kthyen nga gërmimi i arit në Demir Kapi, kur policia e Negotinës e arrestoi dhe i konfiskoi armën që ai posedonte ligjërisht. Menjëherë pas prezantimit të pamjeve nga kamerat e shtëpisë, Velibor ka dëshmuar dhe ka pranuar se së bashku me të pandehurit, me përjashtim të babait Aleksandër Gjorçevski, kanë planifikuar dhe kryer rrëmbimet dhe se Palevski për motive të panjohura ka likuiduar viktimat.

Kujtojmë se seancën e kaluar dëshmoi babai i vajzës së vrarë Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski. Ai tha se gjatë kërkimit për vajzën e tij nuk ka dashur të mendojë se ajo është vrarë dhe se ka kuptuar se policia në vend që ta kërkojë vajzën ka dashur të zbulojë dhe të nxjerrë diçka prej tij.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.