Ballkani Perëndimor sot në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

Sot në Luksemburg po mbahet një takim i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, në të cilin ministrat e jashtëm do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Afrikën, transmeton Portalb.mk. Takimi drejtohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaia Kallas. […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  8
Ballkani Perëndimor sot në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
Kaja Kallas. Foto printscreen nga video e saj në Twitter (X)

Sot në Luksemburg po mbahet një takim i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, në të cilin ministrat e jashtëm do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Afrikën, transmeton Portalb.mk.

Takimi drejtohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaia Kallas.

Sipas agjendës, është planifikuar edhe Dialogu i parë i Nivelit të Lartë mes BE-së dhe Autoritetit palestinez, si dhe Konferenca e katërt Ndërqeveritare me Shqipërinë, ku pritet të hapen kapitujt e rinj të negociatave të anëtarësimit.

Ministrat do të shkëmbejnë mendime për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kallas do të informojë për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë.

Takimi do të diskutojë gjithashtu situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e mëtejshme nga BE, duke përfshirë përforcimet ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë.

Përpjekjet për paqen dhe iniciativa e SHBA për armëpushim do të diskutohen gjithashtu.