Dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes për 1.1 milion denarë, Policia ngriti padi ndaj dy personave
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes publike për 1 100 925 denarë, transmeton Portalb.mk. “SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit P.Zh. dhe 58 vjeçarit R.I. për shkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale pakujdesi gjatë […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes publike për 1 100 925 denarë, transmeton Portalb.mk.
“SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit P.Zh. dhe 58 vjeçarit R.I. për shkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale pakujdesi gjatë punës”, sqaroi Policia, duke theksuar se dy të dyshuarit janë nga Demir Hisari.
Dy të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale” në vitin 2023 dhe 2024 kanë lejuar që kundërligjshëm të prehen pyjet, duke e dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes.