Sot protestojnë punonjësit e ministrive në Maqedoni! Kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për rritje pagash për 30%
Rreth 4000 punonjës nëpër ministri dhe institucione tjera të sektorit publik sot pritet të dalin në protestë, përcjell TV21. Ata kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive që do t’u sigurojë rritje pagash prej 30%. Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) apelon Qeverinë që të ulet dhe të arrihet marrëveshje […]
Rreth 4000 punonjës nëpër ministri dhe institucione tjera të sektorit publik sot pritet të dalin në protestë, përcjell TV21. Ata kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive që do t’u sigurojë rritje pagash prej 30%.
Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) apelon Qeverinë që të ulet dhe të arrihet marrëveshje që të mos ketë largim shtesë të punëtorëve nga sektori publik.
Ata thonë se janë të vetmit të përjashtuar nga rritjet e viteve të fundit. Paga bazë për këto punë, me arsim të lartë, është 26.000 denarë.
Sipas AOGJSH, punonjësit e ministrive të Kulturës, Njedisit, Bujqësisë, Vetëqeverisjes Lokale, Transformimit Digjital, Administratës Publike, Ekonomisë dhe Punës, Entit Shtetëror të Statistikave, Arkivit Shtetëror dhe institucioneve të tjera do të dalin në protestë.