Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO-së për të 26-tën herë refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj

Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është edhe një konfirmim tjetër se VMRO-DPMNE dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndërmend ta rregullojnë kaosin në komunikacionin publik, thonë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk. Sipas tyre, sot është vërtetuar sërish se ata janë në fakt krijuesit e kaosit. “Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish për […]

Nëntor 27, 2024 - 19:00
 0  5
Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO-së për të 26-tën herë refuzuan të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj
Transport Publik, autobusë. Foto: Meta.mk

Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është edhe një konfirmim tjetër se VMRO-DPMNE dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndërmend ta rregullojnë kaosin në komunikacionin publik, thonë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, sot është vërtetuar sërish se ata janë në fakt krijuesit e kaosit.

“Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish për të 26-tën herë refuzuan të votojnë blerjen e autobusëve të rinj. Përsëri bllokuan projektin BRT, i cili do t’i jepte Shkupit 60 autobusë të rinj si pjesë e transportit të shpejtë me autobus. Sikur të mos mjaftonte kjo, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së refuzuan të fusin në rend dite pikën me kërkesë të transportuesve privatë, me të cilën kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, gjithçka me qëllim thellimin e krizës dhe rritjen e kaosit. Prandaj, apelojmë qytetarët që herën tjetër kur të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet lokale për zgjedhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mos u besojnë premtimeve të VMRO-DPMNE-së”, thonë nga Qyteti.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian dje dhuroi gjashtë autobusëve ekologjikë për NTP Shkup. Promovimi i autobusëve u bë në prani të drejtorit të NTP-së, kryetares së qytetit të Shkupit, ministrit të Mjedisit jetësor, si dhe Delegacionit të BE-së në vend.

Donacioni vjen pasi autobusët e NTP-së kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mungesës së naftës, pas së cilës Qeveria ka vendosur që qytetit të Shkupit t’i huazojë naftë nga rezervat shtetërore të naftës. Të nesërmen e këtij vendimi, banorët e Shuto Orizarit, të udhëhequr nga kryetari i tyre Kurto Dudush, kanë protestuar para qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetares, pasi në këtë komunë ka më shumë se 730 ditë që nuk ka transport.

Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi me 20 nëntor pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NTP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Janë vënë në qarkullim 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi nga Beogradi mundësinë e blerjes së autobusëve të rinj elektrikë për tejkalimin e këtij problemi të vazhdueshëm.

Prej se Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë.

Danela Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.