Sot shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 10:00. Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit […]

tetor 3, 2024 - 09:00
 0  6
Sot shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së
sot-shqyrtohen-tri-projektligje-qe-kane-te-bejne-me-legjislacionin-e-be-se

sot-shqyrtohen-tri-projektligje-qe-kane-te-bejne-me-legjislacionin-e-be-se

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.