“Starti” konfiskon 25 kg drogë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor të koduar “Starti”. Sipas policisë, “Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe se sot janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe

Jan 22, 2025 - 01:00
 0  4
“Starti” konfiskon 25 kg drogë, arrestohen katër persona
“starti”-konfiskon-25-kg-droge,-arrestohen-kater-persona

“starti”-konfiskon-25-kg-droge,-arrestohen-kater-persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor të koduar “Starti”.

Sipas policisë, “Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe se sot janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë  25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor”.

“Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe  ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia bëri të ditur se të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.