Policia e Kosovës sekuestron 10 kg marihuanë, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike. Sipas njoftimit, policia ka hasur dhe sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg, armë zjarri, tre telefona


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit, policia ka hasur dhe sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg, armë zjarri, tre telefona dhe një automjete.
Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).
“Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera: – Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram; – Katër fishekë; – Dy peshore elektronike; – Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve; – Një foli plastike; si dhe – Të holla 3965 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.