Statuja e Skënderbeut së shpejti vendoset në Paris
Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, së shpejti do të vendoset edhe në kryeqytetin francez. Këtë e beri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se sot morën miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij. “Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në


Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, së shpejti do të vendoset edhe në kryeqytetin francez.
Këtë e beri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se sot morën miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.
“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris”, ka shkruar ai.
“Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij. Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhti tjetër”.