Stresi ndalohet për 48 orë
Gjatë ditës së sotme në stacionin policor të Pejës, pas shumë kohësh kërkim u vetëdorëzua reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur artistikisht si Stresi. Pas intervistimit, po raportohet se të njëjtit i janë dhënë 48 orë paraburgim nga Prokuroria në Pejë. Kjo masë ndaj tij lidhet me rastin ku i njëjti dyshohet […]
Gjatë ditës së sotme në stacionin policor të Pejës, pas shumë kohësh kërkim u vetëdorëzua reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur artistikisht si Stresi.
Pas intervistimit, po raportohet se të njëjtit i janë dhënë 48 orë paraburgim nga Prokuroria në Pejë.
Kjo masë ndaj tij lidhet me rastin ku i njëjti dyshohet të ketë qenë i përfshirë, në përleshjen që ndodhi verën që lamë pas në diskotekën “Sancy” në Pejë.