Studentët i reagojnë Jeton Shazivari: Mos flisni në emrin tonë
Studentët kanë reaguar ndaj deklaratave të Jeton Shazivari, duke kërkuar që të mos interpretohen qëndrimet e tyre nga të tjerë. Përmes një reagimi publik, studenti Jon Selimi theksoi se nuk The post Studentët i reagojnë Jeton Shazivari: Mos flisni në emrin tonë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Studentët kanë reaguar ndaj deklaratave të Jeton Shazivari, duke kërkuar që të mos interpretohen qëndrimet e tyre nga të tjerë.
Përmes një reagimi publik, studenti Jon Selimi theksoi se nuk kanë nevojë për “analiza” apo ndërmjetës që flasin në emër të tyre.
“Ju lutem, kurseni ‘analizat’ në emrin e studentëve! Nuk kemi nevojë për ‘ekspertë’ që të na interpretojnë, qëndrimet tona i themi vetë, shumë qartë! Dhe, për më tepër, i kuptojmë fare mirë edhe Presidenten edhe Ministrin e Drejtësisë!”, deklaroi ai.
Ndërkohë, reagim ka ardhur edhe nga Besar Sejdi, i cili bëri thirrje për më shumë përgjegjësi në diskursin publik.
“Lutje publike për të gjithë ata që flasin në emër të studentëve: Kjo kauzë nuk është vend për mendime individuale të shpërndara pa përgjegjësi, por për një qëndrim të përbashkët që duhet ruajtur. Kërkesa e studentëve është e qartë. Nëse dikush dëshiron të japë mendim, të paktën kërkojmë ta bëjë duke mos u thirrur në emër të studentëve! Tregoni përgjegjësi. Çdo fjalë ka peshë”, theksoi ai.
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, lidhur me çështjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se deklaratat e saj të fundit janë në vazhdën e një qëndrimi të kahershëm dhe të pandryshuar kundër barazisë së gjuhës shqipe me maqedonishten.
Sipas Selimit, presidentja i ka bërë të qarta këto bindje shumë kohë para se të merrte postin e kreut të shtetit, qoftë në rolin e saj si profesoreshë universitare, qoftë si deputete, duke dëshmuar vazhdimisht angazhim të hapur për shfuqizimin e statusit të barabartë të gjuhës shqipe në shtet.
“Prandaj, qëndrimi i saj i fundit nuk më befason aspak”, vlerëson Selimi, duke shtuar se ajo që e shqetëson më shumë është reagimi i një pjese të profesorëve shqiptarë, të cilët – sipas tij, po zgjedhin të ruajnë kolegjialitetin me presidenten, në vend që të mbrojnë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të studentëve të tyre.
Ai kritikon ashpër këtë qasje, duke e cilësuar si shenjë inferioriteti dhe nënshtrimi për interesa personale apo favore të mundshme në të ardhmen. “Sjellje tipike inferioriteti dhe përkulje për favore aktuale e premtime për favore të ardhshme. Sa keq për studentët!”, shprehet Selimi.
Në reagimin e tij, analisti thekson se debati nuk ka të bëjë me mungesë baze kushtetuese apo ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe, as me vetë provimin e jurisprudencës, por me një doktrinë politike që, sipas tij, po udhëheq aktualisht vendin.
“Problemi nuk është Kushtetuta, ligji apo provimi. Problemi është doktrina politike e kësaj nomenklature qeverisëse: ‘Maqedonia e maqedonasve’”, përfundon Selimi, duke e vendosur çështjen në kontekst më të gjerë të debatit për barazinë etnike dhe gjuhësore në vend.
Reagimet vijnë pasi Jeton Shazivari kishte komentuar zhvillimet e fundit, duke dhënë interpretime mbi qëndrimet e studentëve lidhur me çështje politike dhe institucionale.
The post Studentët i reagojnë Jeton Shazivari: Mos flisni në emrin tonë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .