Sulejmani: Banorët e Leshnicës meritojnë transparencë dhe shërbime të denja

Kandidati i Aleancës për Komunën e Zhelinës (AKI), Emir Sulejmani, gjatë një takimi me banorët e Leshnicës theksoi se komuniteti është ndjerë i lënë pas dore dhe se nevojitet një The post Sulejmani: Banorët e Leshnicës meritojnë transparencë dhe shërbime të denja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 2, 2025 - 00:30
 0
Sulejmani: Banorët e Leshnicës meritojnë transparencë dhe shërbime të denja

Kandidati i Aleancës për Komunën e Zhelinës (AKI), Emir Sulejmani, gjatë një takimi me banorët e Leshnicës theksoi se komuniteti është ndjerë i lënë pas dore dhe se nevojitet një qasje e re, më transparente dhe më e përgjegjshme nga pushteti lokal.

“Banorët e Leshnicës kanë treguar durim dhe sakrificë, por meritojnë më shumë vëmendje dhe përkujdesje. Problemet e kanalizimit, të financimit të projekteve dhe mungesa e transparencës duhet të zgjidhen me përgjegjësi dhe në dobi të qytetarëve,” tha Sulejmani.

“Nga Leshnica fillon zbulimi i së vërtetës! Nuk flas thjesht si kandidat, por si zëri i banorëve të zhgënjyer dhe të fyer. Kjo udhëheqësi në ikje ka braktisur komunën, ndërsa në Leshnicë të Poshtme nuk ka shkelur asnjëherë përveç kur afrohen zgjedhjet,” deklaroi Sulejmani.

Ai akuzoi pushtetin lokal për abuzime financiare lidhur me projektin e kanalizimit, për të cilin sipas tij, banorët janë detyruar të paguajnë mijëra euro nga xhepi i tyre, pavarësisht se ky është detyrim ligjor i komunës.

Ai nënvizoi se prioritetet e tij kryesore janë:

Përfundimi i kanalizimit pa ngarkesa shtesë për qytetarët

Transparencë të plotë për çdo investim publik

Rikthim i besimit të qytetarëve tek institucionet komunale

Ndërmarrje publike funksionale dhe në shërbim të komunitetit

Prani e rregullt e kryetarit në çdo fshat dhe lagje

Në fjalën e tij, Sulejmani shtoi se zgjedhjet e 19 tetorit janë një mundësi për të kthyer dinjitetin dhe besimin e qytetarëve tek pushteti vendor.

The post Sulejmani: Banorët e Leshnicës meritojnë transparencë dhe shërbime të denja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .