Sulm i armatosur ndaj kandidatit të AKI-së në Likovë – BDI dënon aktin dhe pezullon aktivitetet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës në Komunën e Likovës, i cili u plagos nga persona të The post Sulm i armatosur ndaj kandidatit të AKI-së në Likovë – BDI dënon aktin dhe pezullon aktivitetet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 8, 2025 - 00:00
 0
Sulm i armatosur ndaj kandidatit të AKI-së në Likovë – BDI dënon aktin dhe pezullon aktivitetet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës në Komunën e Likovës, i cili u plagos nga persona të maskuar. Nga partia bëjnë të ditur se fatmirësisht jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po trajtohet në institucionet shëndetësore përkatëse.

“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor,” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Në njoftimin e partisë thuhet se ky akt përbën sulm ndaj procesit demokratik dhe paqes qytetare, ndërsa kërkohet reagim i menjëhershëm institucional.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati,” – theksohet në deklaratë.

BDI gjithashtu u bën thirrje mbështetësve dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë,” – apelon partia.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, BDI ka vendosur të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme, ndërkohë që kërkon nga institucionet të ndërmarrin masa konkrete për rikthimin e sigurisë dhe besimit publik në terren.

The post Sulm i armatosur ndaj kandidatit të AKI-së në Likovë – BDI dënon aktin dhe pezullon aktivitetet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .