Sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, sot merret vendimi ndaj te tre të akuzuarve

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të shpallë sot aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Seanca për shpalljen e vendimit është caktuar të nisë në orën 15:00. Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar dënim me […]

Prill 24, 2026 - 11:30
Sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, sot merret vendimi ndaj te tre të akuzuarve

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të shpallë sot aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Seanca për shpalljen e vendimit është caktuar të nisë në orën 15:00.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit: Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç.

Radoiçiç dhe 44 të tjerë nën akuzë për terrorizëm. Ndërkohë, më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Milan Radoiçiç dhe 44 personave të tjerë, për sulmin e 24 shtatorit 2023.

Sipas aktakuzës, ata akuzohen për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Radoiçiç përshkruhet si “udhëheqësi i grupit terrorist”, si dhe akuzohet për financim dhe lehtësim të terrorizmit dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, më 24 shtator 2023, grupi i armatosur bllokoi rrugën në fshatin Banjskë me kamionë dhe më pas sulmoi efektivët e policisë që ndërhynë për të hapur rrugën.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën disa efektivë të tjerë.

Prokuroria thekson se grupi ishte i trajnuar profesionalisht dhe kishte hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme, i pajisur me automjete të blinduara, armë të rënda, municione, raketahedhës dhe pajisje të tjera ushtarake.

Top Channel