Tahiri: Po bëhet fushatë e organizuar me shpifje kundër presidentes Osmani, duhet të ndalet
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, duke e cituar Fan Nolin, denoncoi shpifjet që tha se po bëhen kundër presidentes Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, Tahiri tha se ka një fushatë të organizuar kundër Osmanit. ““Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor.” –


Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, duke e cituar Fan Nolin, denoncoi shpifjet që tha se po bëhen kundër presidentes Vjosa Osmani.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se ka një fushatë të organizuar kundër Osmanit.
““Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor.” – Fan S Noli. Po duket e njejta histori po përsëritet me fushatën e organizuar me shpifje kunër Presidentes Vjosa Osmani. Noli e tha këtë shprehje te famshme këtu e 100 vite më parë kur përshkroi anariknë patriotike te shqiptarët. Fushta e organizuar kundër Presidentes Vjosa Osmani duhet të ndalet!”, shkroi ai.
