Takim për përmirësimin e kushteve në kopshte, Limani: “Punonjësit meritojnë trajtim të barabartë”
Fatmir Limani ka zhvilluar një takim me kryetarin e SASHK, Jakim Nedellkov, ku në fokus kanë qenë kushtet e punës dhe të drejtat e të punësuarve në sektorin e mbrojtjes The post Takim për përmirësimin e kushteve në kopshte, Limani: “Punonjësit meritojnë trajtim të barabartë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Fatmir Limani ka zhvilluar një takim me kryetarin e SASHK, Jakim Nedellkov, ku në fokus kanë qenë kushtet e punës dhe të drejtat e të punësuarve në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve.
Gjatë takimit, Limani theksoi rëndësinë e përfshirjes së punonjësve administrativë në kopshtet e fëmijëve në Kontratën e re Kolektive.
“Aksent të veçantë i dhamë nevojës për gjetjen e një forme të duhur juridike për përfshirjen e punonjësve administrativë në kopshtet e fëmijëve, përkatësisht përfshirjen e tyre në Kontratën e re Kolektive”, deklaroi ai.
Ai shtoi se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfitimet që sjell kontrata e re.
“Me kontratën e nënshkruar tashmë parashihet rritje e pagave për punonjësit administrativë prej 7% në vit, për tre vite radhazi, që në total arrin në 21%”, u shpreh Limani.
Sipas tij, përkujdesja ndaj të gjithë punonjësve në kopshte mbetet prioritet kyç.
“Kujdesi për të gjithë të punësuarit në kopshte – pa marrë parasysh pozicionin e tyre – mbetet prioriteti ynë. Vetëm me kuadro të motivuara dhe të vlerësuara mund të sigurojmë kujdes cilësor dhe të sigurt për më të vegjlit tanë”, theksoi ai.
Limani nënvizoi se dialogu dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Vazhdojmë me dialog, bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete – sepse investimi te njerëzit do të thotë investim në të ardhmen”, përfundoi ai. Gazeta Flaka
The post Takim për përmirësimin e kushteve në kopshte, Limani: “Punonjësit meritojnë trajtim të barabartë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .