Talenti nga Sllatina e Tetovës pushton Zvicrën — Ilham Shaqiri ftohet nga Zvicra në turneun prestigjioz të UEFA-s në Serbi

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Ilham Shaqiri (02.03.2010), i cili aktualisht aktivizohet te FC St. Gallen U16 në Zvicër informon Tetovasot . Shaqiri, i cili jeton në Wil, por me prejardhje nga Sllatina e Tetovës, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të […]

Prill 17, 2026 - 14:00
Talenti nga Sllatina e Tetovës pushton Zvicrën — Ilham Shaqiri ftohet nga Zvicra në turneun prestigjioz të UEFA-s në Serbi

Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Ilham Shaqiri (02.03.2010), i cili aktualisht aktivizohet te FC St. Gallen U16 në Zvicër
informon Tetovasot .
Shaqiri, i cili jeton në Wil, por me prejardhje nga Sllatina e Tetovës, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të shkëlqyera në rolin e mesfushorit dhe për të kanë shkruar edhe gazetat prestigjioze të Zvicrës, sidomos në fitoren kundër Spanjës per grupmoshat transmeton Tetovasot .
Së fundmi, talenti shqiptar është përzgjedhur për të marrë pjesë në turneun prestigjioz UEFA Development Tournament për grupmoshën U16, i cili do të zhvillohet në Serbi. Ky është një hap shumë i madh për karrierën e tij dhe një dëshmi e potencialit të madh që posedon.
Sipas burimeve për Tetovasot, Shaqiri konsiderohet një nga talentet më premtuese në akademinë e klubit zviceran, ndërsa performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve.
“Ilham Shaqiri është një talent me vizion të jashtëzakonshëm në mesfushë. Ai ka teknikë, qetësi dhe inteligjencë loje që rrallë shihen në këtë moshë,” thonë burime pranë klubit për Tetovasot.
Nga ana tjetër, pjesëmarrja në këtë turne konsiderohet si një mundësi e artë për të treguar vlerat në arenën ndërkombëtare.
“Ky është vetëm fillimi për Ilhamin. Ai ka potencial të madh dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, e ardhmja e tij duket shumë premtuese,” thuhet më tej për Tetovasot.
Talenti nga Sllatina e Tetovës po dëshmon se shqiptarët vazhdojnë të prodhojnë futbollistë cilësorë edhe jashtë trojeve, ndërsa Ilham Shaqiri tashmë konsiderohet një emër për t’u ndjekur në vitet në vazhdim.
Tetovasot do të vazhdojë të ndjekë nga afër rrugëtimin e këtij talenti premtues shqiptar.

https://www.blick.ch/sport/fussball/nati/antwort-auf-klare-niederlage-schweizer-u16-nati-verliert-und-gewinnt-gegen-spanien-id21776475.html