Qytetarët e Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë marrin kredi të gjelbra

Në Maqedoninë e Veriut shfrytëzimi i kredive të gjelbra ka shënuar rritje, ashtu që vlerë e kredive u rrit për 8.5 përqind brenda një viti, transmeton Portalb.mk. “Në fund të dhjetorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon 2,3 miliardë denarë, apo 8,5%”, […]

Prill 5, 2025 - 20:00
 0  7
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë marrin kredi të gjelbra
Denarë, foto nga Meta.mk

Në Maqedoninë e Veriut shfrytëzimi i kredive të gjelbra ka shënuar rritje, ashtu që vlerë e kredive u rrit për 8.5 përqind brenda një viti, transmeton Portalb.mk.

“Në fund të dhjetorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon 2,3 miliardë denarë, apo 8,5%”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Banka raporti që në krahasim me vitin 2019, kreditë e gjelbra janë rritur katër herë.

“Kreditë e gjelbra janë të destinuara për projekte të cilat mbështesin qëllime të qëndrueshme ekologjike, ose qëllime të cilat kontribuojnë për tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç është investimi në këtë teknologji të re ekologjike”, sqaroi Banka, duke theksuar që 6 përqind e gjithë kredive bëjnë pjesë te kreditë e gjelbra, ndërsa në vitin 2019 kjo përqindje ishte vetëm 2.2 përqind.

Në tremujorin e katërt janë regjistruar 29.177 milionë denarë kredi të gjelbra, ashtu që 28.032 milionë denarë janë për kompanitë.