Kocevski konfirmoi se ish ministri Bekteshi po merret në pyetje nga policia, u kërkua paraburgim afatshkurtër për dhjetë persona

Kryeprokurori shtetëror, Lupço Kocevski ka konfirmuar në pres konferencë se, ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh, transmeton Portalb.mk. “Kam informacione se po zhvillohet bisedë edhe me të. Momentalisht gjendet në stacionin policor. Nuk mund të them më tepër detaje”, u përgjigj Kocevski. Prokurori publik Ljupço Kocevski […]

Mars 17, 2025 - 00:00
 0  4
Kocevski konfirmoi se ish ministri Bekteshi po merret në pyetje nga policia, u kërkua paraburgim afatshkurtër për dhjetë persona
Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski. Foto: Printscreen nga video e 360 Gradë

Kryeprokurori shtetëror, Lupço Kocevski ka konfirmuar në pres konferencë se, ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh, transmeton Portalb.mk.

“Kam informacione se po zhvillohet bisedë edhe me të. Momentalisht gjendet në stacionin policor. Nuk mund të them më tepër detaje”, u përgjigj Kocevski.

Prokurori publik Ljupço Kocevski shpalosi detajet e deritanishme të hetimeve, duke bërë të ditur se objekti nuk kishte asgjë që parashikonte ligji – nuk kishte hidrantë, nuk kishte derë rezervë për evakuim (d.m.th., ishte i mbyllur me dry dhe pa dorezë në brendësi), në mënyrë të paligjshme janë lëshuar mjete piroteknike – dhe shumë krime të tjera.

Ai tha se u kërkua paraburgim afatshkurtër për dhjetë persona.

I dyshuari kryesor është organizatori i ngjarjes.

“Është urdhëruar të ndalohet çdo person që kontribuoi në ngjarje me veprimet apo mosveprimet e tyre dhe të hetohet roli i tyre. Është dhënë urdhër për analizimin e sendeve të sekuestruara. Është lëshuar një mocion për nxjerrjen e urdhrit për konfiskimin e përkohshëm të pamjeve video dhe dokumentacionit. U lëshua një urdhër kërkimi. Hetimi nga prokurorët ka zgjatur deri në orët e mbrëmjes dhe ende nuk ka përfunduar. Do të vazhdojë edhe nesër. Gjatë ditës së nesërme do të angazhoj tre deri në pesë prokurorë publikë nga prokuroria e Shkupit, sepse është një rast kompleks”, tha Kocevski.

Prokurori tha se është marrë në pyetje njëri nga të dyshuarit e parë, njëri nga organizatorët.

“Ai ka ofruar disa prova relevante. Nuk ka marrëveshje me shkrim ndërmjet organizatorit dhe grupit, pra për organizimin e koncertit. Mund të them vetëm se mund të bëhet fjalë për vepra penale nga neni 292, për dhënie dhe marrje ryshfeti dhe për mjete piroteknike. Personat kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për masa mbrojtëse”, ka shtuar Kocevski.

Ai konkludoi se, ngjarjet rreth funksionimit të diskotekës ishin një “erozion i sistemit”.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: