Taravari: “Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike” | 5 PYETJE FLAKË

FLAKA nis rubrikën e re me intervista: 5 pyetje flakë. I intervestuari i parë është lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari. Intervistës me pyetje jo të zakonshme, The post Taravari: “Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike” | 5 PYETJE FLAKË appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 22, 2024 - 15:00
 0  3
Taravari: “Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike” | 5 PYETJE FLAKË

FLAKA nis rubrikën e re me intervista: 5 pyetje flakë. I intervestuari i parë është lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari. Intervistës me pyetje jo të zakonshme, Taravari u përgjigjet pa drojë, duke u dhënë përgjigje të gjitha 5 pyetjeve.

Nuk i’u shmang as përgjigjes për bashkëpunimin evental dhe ribashkimin e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët – ASH. Flet për pritshmëritë e koalicioni VLEN për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Ndryshimi politik është një orë historike e jashtëzakonshme për shtetin tonë, duke komentuar rotacionin që ndodhi në pushtetit qendror.

Taravari u pyet edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Ali Ahmetin. U pyet edhe për një Pod Cast, ashtu siç realizojnë Edi Rama në Shqipëri e Lumir Abdixhiku në Kosovë.

FLAKA: Viti 2024 ishte vit i rotacionit në skenën politike te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadave, opozita shqiptare mori pushtetin. Mendoni që ishte vendimtar roli ytë në këtë kthesë të madhe politike, kur vendose të kalosh në anën e opozitës duke qenë parti në pushtet?

Arben Taravari: Ajo që quani Rotacion ose Ndryshimi politik është një orë historike e jashtëzakonshme për shtetin tonë. Ende nuk po kuptohet saktë se çfarë mrekullie ka ndodhur. Edhe sikur asgjë mos të ndodhte përveç rotacionit politik, besoj se ky është Ndryshimi më i rëndësishëm i këtyre viteve.
Dhe tani kthehem në thelb të pyetjes tuaj: po, unë kisha fatin, ngarkesën dhe përgjegjësinë e madhe të një vendimi që vjen një herë në jetë, si ishte ai se ku do ta orientoja peshoren politike.

Ishte një zgjedhje të Cilën nuk e pata të vështirë sepse unë isha i qartë se nevoja për ndryshim ishte domosdoshmëri, por nga ana personale pata sulme të mëdha dhe humbje të disa miqve, por nëse do kthehesha pas në kohë do të kisha bërë gjithnjë të njëjtën zgjedhje.

FLAKA: A mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, krahu juaj dhe krahu i Ziadin Selës sërisht të gjenden nën një ombrellë ? Me këtë, Aleanca për Shqiptarët – ASH, do të ishte grupi më i madh parlamentar me 10 deputetë shqiptarë?

Arben Taravari: Ideja juaj është kontrusktive. Unë jam i qetë sepse në asnjë moment nuk ofendova apa denigrova figurën e z.Sela i cili ka qenë prej 9 vitesh bashkëpunëtori im i ngushtë. Ai zgjodhi Ali Ahmetin dhe kjo ishte çudi për të gjithë, por le të themi se jeta është ndërtuar edhe me çudi.

Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet.

FLAKA: Thonë që në politikë asnjëherë nuk thuhet jo. A mund të keni sërish një bashkëpunim në të ardhmen me Ali Ahmetin, apo jeni të bindur në atë që thoni që karriera e tij ka përfunduar?

Arben Taravari: Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike. Unë nuk dua ta amnestoj por dua të besoj se ai nuk ka lidhje me personazhet e akuzuar të partisë së tij, të cilët duke u arratisur kanë pranuar fajësinë de facto.

Uroj që z. Ahmeti të jetë i pastër dhe të arrijë të reformojë partinë e tij që më në fund të kemi opozitë shqiptare dhe pse jo edhe ndoshta partnerë politik të gatshëm për një të ardhme më të mirë. Tek e fundit vizioni ynë i përbashkët janë Shqiptarët dhe të gjithë popujt e këtij shteti që sado i vogël meriton të ketë mundësi të mëdha.

FLAKA: Keni bërë një përllogaritje për zgjedhjet lokale. Sa komuna fiton VLEN dhe sa Fronti Europian?

Arben Taravari: Fronti Evropian e para duhet të specifikohet pasi është i shkrirë. Ka mbetur një Ali Ahmeti me një grup të akuzuarish (dhe me një të arratisur që e ka tronditur BDI-në), dhe Ziadin Sela i cili me ato pak njerëz të tij duket se më shumë ka ngecur në derë të BDI-së. Besoj se VLEN do të fitojë bindshëm në zgjedhjet Lokale krahasuar me ish-Frontin që ka halle me ligjin!

FLAKA: Në Shqipëri Edi Rama, në Kosovë Lumir Abdixhiku, a mund ta shohim edhe Arben Taravarin në një Pod Cast të vetin gjatë vitit 2025?

Arben Taravari: Ideja nuk është e keqe por kam një agjendë shumë të ngjeshur me partinë, Qeverinë dhé pacientët, sa me thënë të drejtën nuk kam kohë për Pod Cast. Pod castet e mia i bëj me pacientët kur i vizitoj dhe ju bëj anamnezën, dijagnozën dhe terapinë, por aty nuk lejoj kamera.

Kështu Gëzuar Vitin e ri, pa pod cast timin se jam 100 % i fokusuar në punë.

Intervistoi: Driton ZENKU

The post Taravari: “Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike” | 5 PYETJE FLAKË appeared first on Flaka, në çdo lajm... .