Taravari i përgjigjet Mickovskit: Ai dikur e lavdëronte Ahmetin, sot bën akuza politike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një paraqitje në TV Sitel ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili e kishte cilësuar si të afërt me The post Taravari i përgjigjet Mickovskit: Ai dikur e lavdëronte Ahmetin, sot bën akuza politike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 31, 2026 - 15:30
Taravari i përgjigjet Mickovskit: Ai dikur e lavdëronte Ahmetin, sot bën akuza politike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një paraqitje në TV Sitel ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili e kishte cilësuar si të afërt me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Taravari theksoi se akuzat e tilla janë të pabazuara dhe rikujtoi periudha të mëhershme politike, duke vënë në dukje se kur ai ka kritikuar Ahmetin, Mickoski ka qenë pjesë e qeverisjes së Nikola Gruevski së bashku me BDI-në.

Ai kujtoi gjithashtu se në vitin 2017, kur Mickoski ishte sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, sipas tij, kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Ahmetin dhe madje e kishte vlerësuar si politikan me përvojë nga i cili mund të mësohej.

Në deklaratën e tij, Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka qenë pjesë e qeverisë me BDI dhe LSDM, por është larguar për, siç tha ai, t’i thënë “jo” politikave të Ahmetit.

Ai shtoi se sot partia e tij është krenare që BDI ndodhet në opozitë, ndërsa vlerësoi se kjo parti po kalon në një proces reformimi dhe ringritjeje.

Deklaratat e Taravarit vijnë në një klimë të tensionuar politike, me përplasje të vazhdueshme mes aktorëve kryesorë në skenën politike në vend.

The post Taravari i përgjigjet Mickovskit: Ai dikur e lavdëronte Ahmetin, sot bën akuza politike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .