Taravari në takimin me Mickoskin do të tregojë sot nëse do të mbetet në koalicionin qeveritar apo jo

Sot pritet takim midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Takimi i mundshëm u njoftua dje nga Mickoski, dhe ka të bëjë me funksionimin e mëtejshëm të Taravarit në Qeveri dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk. Për të, siç e përmendi, është e papranueshme nëse […]

maj 5, 2025 - 13:00
 0  5
Taravari në takimin me Mickoskin do të tregojë sot nëse do të mbetet në koalicionin qeveritar apo jo
Arben Taravari. Foto: Printscreen nga video e Tv 21

Sot pritet takim midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Takimi i mundshëm u njoftua dje nga Mickoski, dhe ka të bëjë me funksionimin e mëtejshëm të Taravarit në Qeveri dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk.

Për të, siç e përmendi, është e papranueshme nëse Taravari bashkëpunon me BDI-në.

“Një takim i tillë do të zhvillohet javën tjetër, mendoj se është nesër. Duhet ta shikoj agjendën, por mendoj se është nesër. Në takim, dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, të mos spekulohet me emrat, ku ai do të paraqesë kandidatë, BDI nuk do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim, si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si kryeministër”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Delçevit.

Ai shtoi se ai dhe Taravari, si kolegë në Qeveri, kanë komunikim të përditshëm.

Mickoski informoi gjithashtu se në gjysmën e dytë të këtij muaji, do t’ia paraqesë Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së emrat e kandidatëve për kryetarë komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari ka vendosur të kandidojë me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas këtij vendimi, partnerët e tij të koalicionit në VLEN vendosën që Koalicioni të bëhet parti, por pa Aleancë, dhe Taravari e akuzoi atë për kontakte me BDI-në opozitare.

Ndryshe, koalicioni shqiptar në qeveri VLEN pësoi përçarje. ASH-ja e Taravarit vendosi që në zgjedhjet lokale, të planifikuara për në fund të vitit 2025, të garojë me lista të veçanta. Pas këtij vendimi krerët e VLEN-it, konstatuan se Taravari, me këtë veprim e ka vetëpërjashtuar veten nga koalicioni.

Tani për tani, pikëpyetje mbetet fati i dy subjekteve politike për qëndrim më tej në qeveri. Muajin e fundit në disa paraqitje Mexhiti dhe Kasami ia kanë treguar derën e daljes nga qeveria ASH-së, por kjo e fundit thotë se gjithçka varet nga vendimi i Mickoskit.

Koalicioni VLEN përbëhej nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Ky koalicion garoi bashkë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në maj 2024, ku morën 14 deputetë dhe janë pjesë e Qeverisë.