“Zjerm” hyn në top 20-shen në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest për muajin prill
Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit, është renditur ndër 20 performancat më të shikuara gjatë muajit prill në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kanali zyrtar i festivalit, i cili publikoi përmbledhjen mujore të videove më të ndjekura. Sipas […]

Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit, është renditur ndër 20 performancat më të shikuara gjatë muajit prill në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kanali zyrtar i festivalit, i cili publikoi përmbledhjen mujore të videove më të ndjekura.
Sipas Eurovision-it, të dhënat për renditjen mblidhen çdo muaj, duke filluar nga janari i vitit 2020. “Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube. Kjo renditje do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat nga finalet kombëtare, paraqitjet live, paraqitjet paraprake dhe, natyrisht, performancat nga vetë Eurovision Song Contest – përfshirë Finalen e Madhe, Gjysmëfinalet dhe Performancën e Fituesit – në përputhje me mënyrën e numërimit që kemi ndjekur edhe në vitet e kaluara. Të dhënat mblidhen nga numri i shikimeve në kanalin zyrtar të Eurovision-it gjatë muajit kalendarik që sapo ka kaluar”, thuhet në njoftim.
Shqipëria, e përfaqësuar këtë vit nga Shkodra Elektronike, ka marrë vlerësime të larta për këngën “Zjerm”.
Uebfaqja e njohur Wiwibloggs e nxori Shqipërinë fituese të këtij viti sipas sondazhit të saj.
Përveç kësaj, përdorues të shumtë në rrjete sociale kanë dhënë vlerësimet e tyre më të larta për këngën “Zjerm”.